Termet dhe kushtet e përdorimit

CapitalStore është platformë e shitjes online, e cila në vete përfshinë llojllojshmëri të pajisjeve dhe produkteve më të fundit dhe që realisht janë më të kërkuarat në treg.
Ne, CapitalStore, jemi në shërbim të përdoruese/blerësve tanë

Mirësevini,
Ne kemi përpiluar disa kushte të përdorimit që të njoftoheni me rregullat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju. Këto terme dhe kushte jemi munduar t’i bëjmë sa më të kuptueshme ku gjithashtu ju do të hasni dhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është se formojnë marrëdhëniet kontraktore ligjore ndërmjet juve dhe CapitalStore . Për t’i parandaluar
keqkuptimet e mundshme, kërkojmë nga përdoruesi t’i lexon Termet dhe Kushtet e mëposhtme para se të bën porosinë e produktit.

Të drejtat e autorit:

Përfaqësuesi i autorizuar i produktëve të publikuara përmes kësaj web faqeje, e ka të drejtën e autorit në bazë të Ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtave të tjera të përafërta. (Ligji Nr. 04/L-065 neni 8).
Përmbajtja e ueb faqes është e drejtë autoriale e CapitalStore, ashtu që përmes ligjit të mbrohet teksti, logoja, imazhet, shkarkimet për përdorime të pa autorizuara apo për përdorim të përfitimit pa autorizim në bazë të nenit 83 i LDADTP-së ( Ligji për të drejtën e autorit dhe të drejtave të tjera të përafërta).
Personi që bën shfrytëzimin, përdorimin e pa autorizuar, ndryshimin, kopjimin apo çfarëdo forme të modifikimit të të dhënave nga kjo ueb faqe do të përgjigjet për kompensimin e dëmit në bazë të LDADTP-së neni 181.

Komunikimi elektronik

CapitalStore si platformë online posedon edhe dyqanin fizik, komunikimi mund zhvillohet në formë elektronike ose drejtpërdrejtë në dyqan.
Në momentin që krijoni llogari tek ne ( ueb faqe), ju pajtoheni që të komunikoni me ne në mënyrë elektronike, përmes e-mailit, teksteve, mesazheve apo përmes shërbimeve të tjera.
Ju mund të ruani kopjet e këtyre komunikimeve për nevoja tuaja. Ju pajtoheni se të gjitha marrëveshjet, njoftimet, shpalosjet, dhe komunikimet e tjera që ne ju ofrojmë juve në mënyrë elektronike janë valide dhe të plotëfuqishme dhe janë ekuivalente me komunikimet me shkrim.

Përshkrimi i Produktit dhe garancioni.

Produktet qe ne i posedojmë janë produkte që janë më të kërkuarat dhe aktualet në treg.
Produktet të cilat janë imitim, ju specifikohet me tekst se produkti nuk është origjinal por imitim, ndërsa të gjitha produktet tjera janë origjinale, dhe varësisht nga produkti posedojnë dhe garancionin e prodhuesit, produkteve qe nuk ju specifikohet kanë vetëm njëzet e katër (24 ) orë garancion (ose 24 orë reklamim).
CapitalStore nuk garanton që të gjitha specifikat lidhur me produktin janë 100% të sakta, të plota dhe pa gabime.
Nëse keni blerë një produkt që devijon nga të dhënat e listuara ueb-faqen tonë, ju mund ta ktheni atë në gjendje të papërdorur brenda afatit njëzet e katër (24 ) orë pasi që e keni pranuar produktin me dokumentacionin e plotë qe ju e merrni së bashku me produktin, dhe me vlerë të njejtë mund të bëni zëvendësimin e produktit.

Reklamimet, vëmendje rreth kthimit të mallit

Në rast se produkti nuk i përmbush specifikat e paraqiture ne ueb faqe, at’herë ju keni të drejtë të parashtroni kërkesë për reklamacion.
Për parashtrimin e kërkesës për kthim të mallit se pari duhet të njoftohemi ne “Capital Store” me email, telefon ose chat (bisedë drejtpërdrejtë në ueb faqe) dhe arsyen e “reklamimit “kthimit të mallit  .
1.Në rastin kur ju e pranoni porosinë nga postieri dhe ju e vëreni qe produkti nuk është ai qe ju keni porositur, ju nuk duhet ta pranoni mallin vetëm duhet të na njoftoni neve (ne i bartim shpenzimet postare).
2.Në rastin kur ju keni blerë produkte, dhe produkti qe ju pranuat është me defekt atëherë ju duhet ta ktheni produktin në afat prej njëzet e katër (24) orëve nga dorëzimi i produktit (Për kthim duhet të jetë i bashkangjiture kuponi fiskal, dhe produkti me paketim i pa dëmtuar,  përndryshe nuk kompensohet demi juaj)
3.Në rast se produkti i plotëson parametrat e paraqiture ne ueb faqe, vetëm se ju dëshironi ta ndërroni me një produkte tjetër at’here ju duhet ta ktheni produktin të pa përdorur, të pa dëmtuar me paketim korrespodent të pa dëmtuar, i bashkangjitur me kuponin fiskal, dhe në afatin kohor njëzet e katër (24) orësh nga dorëzimi i porosisë nga postieri. (Shpenzimet postare i paguani ju si konsumator).

 

Krijimi i llogarisë

Nëse jeni të interesuar të shfrytëzoni shërbimet tona, është e domosdoshme të hapni llogari tek ne, mirëpo ju mbeteni përgjegjës të ruani konfidencialitetin e llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj, si dhe pajtoheni të pranoni përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që bëhen nën llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin tuaj. Që të blini produkte përmes shërbimit CapitalStore ju duhet të jeni përdorues i
regjistruar.
Per t’u regjistruar ju duhet të plotësoni të dhënat e juaja personale të cilat kërkohen gjatë krijimit të llogarisë.

Mënyra e porositjes

Procesi i porositjes së produkteve është i thjeshtë ku po e sqarojmë si në vijim:
Porositja e produkteve të listuara në ueb faqen tonë bëhet duke zgjedhur artikullin që doni të porositni dhe duke e dërguar në shportë (duke klikuar butonin “Shto në shportë”). Pasi të përfundoni përzgjedhjen e artikujve, shfaqet vlera e shportës (porosisë) suaj dhe numri i artikujve të porositur. Më pas vazhdoni procesin e porositjes, duke ndjekur hapat e mëtejmë. Pasi të përfundoni procesin, do të pranoni një e-mail që ju konfirmon se porosia e juaj është pranuar me sukses.
Ju lusim që para kryerjes së çdo porosie të siguroheni se informatat e juaja janë të sakta, të përditësuara, të plota dhe të kompletuara. Ne nuk jemi përgjegjës për çfarëdo humbje që mund të jetë si rezultat i informatave të pasakta apo jo të plota

Vlera e transportit

Vlera e kostos së transportit do të llogaritet si në vijmë:
Në rast se vlera totale e shumës së produkteteve për një porosi është me e madhe se dhjetë (10) euro, transporiti është falas.
Në rastin kur vlera e porosisë nuk e kalon shumën totale prej nëntë e nëntëdhjetë e nëntë (9.99) euro, çmimi i transporitit është dy (2) euro.
Në rast se ju dëshironi të shtoni ndonjë produkt shtesë pas përfundimit të porosisë në interval kohorë dy (2) deri në tri (3) orë dhe porosia nuk është dorëzuar tek posta atëherë ju nuk paguani tarifën postare për produktin e shtuar.

Mundësia e pagesës

Pagesa realizohet me para në dorë kur bëhet pranimi i produktit.
Shumë shpejtë do të hyjnë edhe forma të tjera të pagesave direkt nga ueb-faqja.

Ngarkesa doganore dhe tatimet

Dogana dhe taksat ( TVSH) janë të perfshira në çmimet e produkteve të listuara në ueb faqen tonë , që nënkupton që shuma për të cilën paguani është çmimi final për secilin produkt.
Në rast se çmimi i produktit në ueb- faqe ka ndryshuar pasi që ju keni bërë porosinë, ne kemi të drejtën për anulimin e porosisë, dhe do të ju njoftojmë përmes emailit që gjindet në të dhënat e juaja për arsyet e anulimit të porosisë paraprake, apo në rastin kur gjatë vendosjes së çmimeve në ueb-faqe është bërë ndonjë gabim me numrat.

Dërgesa e produktit

Nga momenti që është aprovuar porosia juaj, dërgesa mund të vonohet 1-2 ditë.
Kur porosia është gati, dhe posta e kontraktuar është e gatshme ta dorëzoj produktin tek ju, ne ju njoftojmë paraprakisht me kontakt përmes telefonit që të sigurohemi që gjendeni në lokacionin e dhënë nga ju.
Mund të ekzistojë mundësia të mos gjendeni në lokacionin e dhënë nga ju kur ne ju informojmë që produkti juaj është i gatshëm të arrijë në atë lokacion , atëherë ekziston mundësia të shkoni tek zyrat e postës private për t’a marrë produktin.

Plotësim-ndryshimet

Për arsye që të jemi sa me korrekt në vazhdimësi përmirësojmë shërbimet ekzistuese, si dhe ofrojmë shërbime të reja. Që do të thotë mund të shtojmë funksionalitete të reja, produkte apo shërbime, apo t’i ndalim ato. Ne, mund të ndërmarrim cilin nga këto veprime në çfarëdo kohe dhe mund të mos jemi në gjendje t’ju njoftojmë paraprakisht.
Shpresojmë qe ju në vazhdimësi do të përdorni shërbimet tona, por gjithsesi ju mund të përfundoni marrëdhënien me ne duke fshirë llogarinë tuaj.
Gjithashtu ne mund të përfundojmë kontratën mes nesh në çdo kohë, për çfarëdo arsye, pa njoftim paraprak. Që do të thotë se ne kemi të drejtën e vendosjes së kufizime shtesë në përdorimin tuaj të shërbimeve, apo të mos ju ofrojmë shërbimet tona. Si p.sh. Ne mund të deaktivizojmë llogarinë tuaj në
rast së vërejmë shkelje të kushteve të përdorimit.